All Rights Reserved.
HOME   |   NEWS    |   Paintings   |   Photography    |    Writing    |    Video    |    Meet VENUS    |    Opinions    |     Awards    |    Links    |   Contact
VENUS
Venera Lokaj-Smit
Punen time momentalisht, mund të percejllni te kanali im në YouTube (( VenusDeArt ))

Falenderoj cdonjërin nga ju që vizitoni dhe pëlqeni artin tim, poezinë dhe tregimet, dhe ju falenderoj për mendimet respektuese
me të cilat më nderoni.

Të gjithë juve që patet besim tek unë t'ju krijoj momente të vecanta të jetës suaj, ju falemnderit ishte dhe mbetet kënaqësi imja.

Shpresoj se webi im ju bën të ndiheni mirë dhe të inspiroheni.
Dizajni i websitit është leht për tu shfletuar.

Videografia Artistike është një hobi i ri i imi që duket se më pëlqen kur premton koha të krijoj.
Realizimet e mia janë bërë pikërisht për YouTube.
Përdor vetëm muzikë që lejohet nga kompzozitorët dhe ekipi në youtube.
Dhe vërtetë, i falenderoj të gjithë miqt global për tërë komentet e mrekullueshme me të cilat më nderojnë,
për përshendetjet e ngrohta, respektin dhe miqësinë.

Nganjehere njerzit pyesin se si dhe pse pikturoj kete stil qe preferoj.
Më poshtë ndaj me ju një prezantim vizuel me mendime te mia, me shprese se do i pergjigjet disa pyetjeve qe me drejtohen.
Ju falenderoj për viziten tuaj dhe interesimin.
Tregimi i Tafes:  pastel
photo: VENUS
PROFILI
Websiti Zyrtar i VENUS



GlobalVenus ju dëshiron caste të këndshme
në keto faqe të mbushura me art origjinal,
piktura, poezi, tregime, fotografi, shkrime
dhe prezantime arti.

Qellimi i websitit është te inspiron potencial
artistik, fuqi përbrenda, dashuri, pasion,
kreativitet dhe mendim pozitiv përmes artit
dhe letërsisë.

Edukimi është pjesë kyqëse e njerzimit andaj,
unë shpresoj se tërë kjo punë imja ne internet
shërben drejt intelektit, lirise dhe paqes globale.

Pikturat janë origjinale;
personale dhe të tjera që kam krijuar me
porosi.

Përveq Artit, ketu shfaqen dhe disa shkrime të
mia, opinione nga miqt global që preferoj, dhe
webfaqe të artistëve tjere që une kam realizuar
dhe prezantuar.

Meqë kam krijuar që nga fëmijëria, unë vërtetë
besoj se arti, muzika dhe mbi te gjitha edukimi,
e bejne mendjen tone te shendoshe -   triumf ky
i Njerzimit!
Bashkeshorti im: vaj ne pelhure
Miresevini
www.globalvenus.com
Portret   do te thote prezentim artistik i njeriut.
Cofte kjo vetem fytyra dhe shprehja apo fytyra dhe gjuha trupore.

Keshtu qe, nje portret te jete kualitativ duhet te reflektoj brendine
e personit, guximin, shkelqimin, shpirtin.

Qe te arrihet nje reflektim aq i fuqishem ne nje pikture, kurreshtja
e Artisti, talenti dhe aftesia per te percjelle dhe zene esencen e
asaj qe shihet dhe degjohet eshte e domosdoshme.

Mu aty vie ne shprehje Psikologjia.

Psikologjia do te thote nderveprimi i pashmangshem midis
subjektit dhe artistit. Kjo ka te bej thelle me pelqimin dhe ndjenjat.
Tregon se sa large, sa thelle artisti ka mundesi te depertoj brenda
zemres se dikujt, mendjes dhe shpirtit.
Portretet e Femrave   qe une krijoj reflektojne fuqi ne brendi,
integritet, elegance, bukuri dhe determinim.
Portretet e Mashkujve   qe une krijoj reflektojne fuqi ne brendi,
nder, dinjitet, qendrim te bukur trupor, ndjenje fisnikerie, integritet.
Auto-Portret: pastel
Portetet e Femijeve  qe une krijoj reflektojne bukuri
engjellore dhe pompozitet.
Kuajt jane te vetmet kafshe qe kam pikturuar, dhe ata vertete
reflektojne liri, bukuri, krenari dhe qendrim te bukur poashtu.
Krenaria dhe Paragjykimi: pastel
Djali Im: vaj ne pelhure
Duke pase parasysh te gjitha ato virtyte ne mendjen time dhe
disa vese, une pastaj theksoj ate qe eshte me pozitive ne subjekt
dhe zbeh deri ne fshehje ate anen negative qe ekziston.

Kur nje portretim i tille aq thelle paraqet bukurine e imazhit qe e
deshiron njeriu, kjo pune pastaj e kenaq dhe lajkaton subjektin.

Portreti behet nje mik vertet misterioz pastaj dhe nje qe me
kenaqesi e mban dhe e deshiron prane pergjithmone.

Dhe mu kjo eshte ajo Magjia e Portretimit qe une e dua aq shume.
Artin Tematik   e pelqej shume gjithashtu.
Perderisa fotografia tregon se si duket dicka ne nje vend,
Arti tematik rrefen tregimin e atij vendi.

Mu sikur ne nje harte tematike ku lokacioni eshte cels kyqes, ne
artin tematik, titulli eshte i domosdoshem; ai e alarmon, e ben
vigjilent dhe e orienton publikun.
Eshte detyre e artistit pastaj te krijoj nderlidhjen midis publikut
dhe temes se krijuar.

Kur te arrihet orientimi i publikut, ai pastaj i lir eshte te eksploroj
vepren qe e sheh dhe zbulon detalje te reja.
Dhe kjo vertet eshte Magjia e Artit tematik - ka te bej me tregimin
qe fshihet pas subjektit dhe me fuqine e imagjinates.

Mu per kete arsye, edhe pse eshte pune shume e veshtire, une
vlersoj artin tematik, edhe pse nganjehere eshte mjaft teatral.

I tille eshte cikli me piktura:

TAFA ( pa ze, gjuhe dhe veshe )
Dedikuar  personalitetit prekes te Tafes dhe tregimi jetsor i
varferise se tij...

Femrat ne Lot - dedikuar Tragjedise se Kosoves 1999
Ngacmim: vaj ne pelhure
Homazh ne Blu - dedikuar Tragjedise se Amerikes, 11 shtatorit
Pavdekesia  - dedikuar tregimit te Tafes, gjeniut qe mposhti
vdekjen pa pasur mundesi te mesoi, degjoi dhe flet.
Dhe Po, gjithsesi - arti tematik zakonisht ka natyre dramatike.
Evokativ, I thelle dhe Shtangues.
Vaji i Portreteve (Femrat ne Lot): pastel
Arti Nudo   eshte teme kyqese ne art qe nga parahistoria,
dhe une e pelqej gjithashtu. S'mund te jeshe Artist i kompletuar
nese asnjehere  nuk pikturon subjekt nudo, apo se paku
gjysme te zhveshur.

Neper bote, nudizmi ne Art tolerohet me shume se te qenurit
lakuriq. Sidoqofte, se sa e pelqyeshme apo jo eshte nje veper
nudo, kjo mvaret nga standardi i modestise se Artistit.

Deri sa të qenit lakuriq është konsideruar si vulgare nga kultura
të ndryshme, nudo në art nga shumica e njerëzve konsiderohet
më shumë si kënaqësi provokative se sa fyerje dhe kjo është
magjia e nudizmit artistik.

Nudot qe une kam krijuar kane inspiruar poezi vertete te bukura ne
disa miq te mij global qe jane dhe artist te shquar.
Shija e Varges (Homazh Alberto Vargas): vaj ne pelhure
* dhurate per bashkeshortin tim
Dhe derisa vazhdoj ta jetoj enderren time, e bekuar nga e kaluara
dhe e sotmja, une vazhdoj te besoj ne art dhe fuqine e imagjinates.

Ate energjine, guximin, vet shpirtin e subjektit, magjine dhe misterin e
artit - karakteri hyjnor shtrihet aty.

Atehere, C'do thote te jeshe Artist?
Te jeshe Artist do te thote te thjeshtosh te komplikuaren dhe te
magjepsesh te pese shqisat nga shqisa e gjashte permes artit.

E c'eshte Arti?
Arti eshte magjia qe te shikon drejt dhe te thote:
Deshifrom!
by VENUS
Venera Lokaj-Smit
ARTISTE INFLUENCUES TE PREFERUAR
qe me inspiruan nga femijeria:

  • Nimon Lokaj, Hatmone Lokaj
  • Rembrandt, Da Vinci, Picasso, Nietzsche, Dali, Freud
  • Shakespeare, T.S.Eliot, Hemingway, Kadare, Frost,
  • Oscar Wilde
  • Abraham Lincoln, Martin Luther King Jr, Mother Teresa
DEFINICION EMRI

  • Prinderit e mij me emruan VENERA / VENUS, sipas perendeshes se
    dashurise, Veneres se Botichelit, planetit, dhe yllit.
  • Venera, Venere eshte emer qe perdoret tek Kosovaret, Shqiptaret,  
    Italianet dhe Ruset, perderisa verzioni Venus-it te Romakve qe rrjedh
    nga gjuha latine perdoret kryesisht ne gjuhen angleze; dhe ka te njejtin
    kuptim me Aferditen e Grekve.
  • Emri im vertet ndikon ne cdo veper arti qe une kam krijuar me dashuri
    dhe pasion qe te ze dhe reflektoj ate qe shtrihet ne brendi dhe pertej
    kapjes me duar, permes magjise dhe misterit te Artit.
  • Venera / Venus shpesh eshte derguar ne kozmos per eksplorim
   nga USA dhe USSR
  • Une kam tejkaluar vetem Oqeanin, prandaj - globale, jam.
* * * * *
Diku mes te qenurit:
Global
Artiste
Poete
Shkrimtare
Profesoreshe
Lojtare Shahu
Mbijetuese
Bashkeshorte
Nene
Mesuese
Fotografe
Autobiografe
Videografe
YouTuber
VENUS
Une disi arrita te
vetstudioj SiteBuilder
gjithashtu, duke u bere
autore, redaktore,
dizajnere dhe botuese e
● globalvenus.com

Dhe si nje Artiste
Amerikane e lindur dhe
rritur ne Kosove, sot
them:
Bota ne te cilen jetojme
eshte vertete bote e lotve,
dhimbjes, enderrave te
tretura si neper det,
Por edhe eshte bote e
enderrave qe behen
realitet.
Dhe perderisa ke
shendet, liri dhe ke
kreativitet,
Ti enderrat mund t'i besh
realitet dhe t'i jetosh
vertete...


by VENUS
Venera Lokaj-Smit
PHOENIX, SHBA
Ngrohtesisht,
Venera