All Rights Reserved.
HOME   |   NEWS    |   Paintings   |   Photography    |    Writing    |    Video    |    Meet VENUS    |    Opinions    |     Awards    |    Links    |   Contact
PROFILI
NIMON LOKAJ
ARTIST AKADEMIK
Artist Akademik Gjenial Kosovar
VAJ
* * * * *
S U R E A L I Z E M
«Art TUSH (Nimon Lokaj)» by Venus  
muzika by Kevin MacLeod
Art & Music


Neper histori te njerzimit, artistet dhe kompozitoret pavaresisht nga origjina dhe kombesia, detyrohen emocionalisht te
inspirohen nga vet shpirti i vuajtur i njerzimit!  - Surealizmi eshte nje nga metodat qe perdoret ne art dhe letersi si nje potencial
kreativ i nderdijes.  Eshte filozofik dhe portretimet vizatimore jane poashtu si vet fjala - sureale (te pazakonta, te quditshme,
tmerruese, te mbinatyrshme).

Vizatimet origjinale ne tekniken TUSH te prezantuara ne kete video jane sureale. Keto vizatime me linja te kryqezuarta me nje
durim te jashtezakonshem, talent, aftesi dhe eksperience jetesore, jane krijuar nga akademiku gjenial Kosovar Evropian, artisti
Nimon Lokaj, babai im dhe instruktori im i artit. "Sa here qe veshtroj Token dhe ndeshem ne fenomenin drite-erresire, me ben
te kuptoj se dicka fshihet pas tere asaj energjie levizese, te paqellimshme, kaotike dhe te rastesishme," thote artisti Nimon
Lokaj. "Energjia pozitive e bashkuar me arsyen quhet njeri krijues - Artist. Po energjia krijuese e fenomenit Artist nga vjen?"
Ai pyet: "Eshte kjo Privilegje, Hyjni apo Kushtezim!"

Pavaresisht, arti i tij i jashtezakonshem ne tekniken tush, me aq shume thellesi dhe hije, sjell ne siperfaqe tregime
emocionale dhe vetedijesim te vuajtjes njerezore ne boten ne te cilen jetojme, okupimet, tmerret, reakcionet, sakrificat,
konceptin e lirise qe kurr kush s'ta fal, dhe mbijetimin e shpirtit te njeriut.

Art ky i shoqeruar me muziken e jashtezakonshme dhe poaq sureale nga kompozitori Kevin MacLeod “muzike kjo e
pershtatshme per te luftuar te keqen, ose per ta kaluar nje dite te qete ne parkun e...ferrit" siq thote kompozitori,
sebashku ky art dhe kjo muzike te le pa mend, me nje mesazh - jashtetokesor!

I tille siq eshte, ky art me kete muzike, me kujtojn thenjen e Aristotelit: “Qellimi i artit nuk eshte per ta prezantuar pamjen e
jashtme te gjerave, por rendesine e tyre te brendshme."

Ajo rendesi e brendshme eshte te kuptohet se: E vetmja rruge qe te largon nga erresira eshte rruga drejt Drites…

Permes ketij artisti briliant dhe ketij kompozitori te shquar, dhe permes ketij perjetimi qe fillon ngadal dhe gradualisht mberrin
kulmin intensiv artistiko muzikor, ndjej Revelimin
“Ja zuri frymen dragoit, gjarperit te lashte” dhe them me vehte: O Njeri!

Art TUSH:
by Nimon Lokaj
___________________
muzika:
‘Reaksion Variabël’
by Kevin MacLeod
Free & Royalty free
incompetech.com
___________________
fotografia:
by Arjeta Lokaj
___________________
video realizimi:
©by VENUS
globalvenus.com
©by VENUS
Venera Lokaj-Smit
Art by Nimon Lokaj